Pranë Liceut Artistik, jepet me qira apartament 2+1 i mobiluar në mënyrë moderne dhe i investuar me standarde të larta. Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të një pallati të ri dhe ofron ambiente të bollshme e funksionale, të organizuara në sallon me kënd gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, tualet dhe hapësira komode për një jetesë cilësore. Investimi është realizuar me kujdes në çdo detaj, duke përfshirë mobilim bashkëkohor, ndriçim modern LED, sistem kondicionimi dhe pajisje cilësore.Zona është ndër më të preferuarat në Tiranë, me akses të menjëhershëm drejt qendrës së qytetit dhe pranë çdo shërbimi të nevojshëm si shkolla, kopshte, markete, farmaci, kafene dhe institucione të ndryshme. Një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë rehati, privatësi dhe një standard të lartë jetese.
Compare listings
Compare