Shitet apartament 2+1 me sipërfaqe 96 m², së bashku me garazh, i pozicionuar vetëm 3 minuta nga Lungomare, pranë Bolv Oil, në një nga zonat më të preferuara të Vlorës. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati me ashensor dhe ka orientim Lindje. Organizohet në një sallon të bollshëm të integruar me ambientin e gatimit, korridor lidhës, dy dhoma gjumi, një tualet dhe dy ballkone. Prona është arreduar me arkitekt, me mobilim cilësor dhe shitet e mobiluar si në fotografi. Apartamenti dhe garazhi janë të pajisur me certifikatë pronësie. Garazhi mund të mbyllet me qepen dhe ka kapacitet deri në dy makina. Falë pozicionit strategjik pranë Lungomares dhe standardit të lartë të arredimit, kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë si për banim, ashtu edhe për investim. Çmimi i shitjes është 220,000 euro. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni 069 70 50 119
Compare listings
Compare