Në fund të muajti shtator pritet të hyjnë fuqi amnistia e radhës fiskale për rivlerësimin e pronave.
Konfirmimin e dha kryeministri Edi Rama, i cili teksa paralajmëroi se kjo do të jetë falja e fundit, vuri në dukje se para saj duhet të përfundojnë edhe çmimet e reja të referencës në të gjithë territorin.
”Sot minimialisht vija bregdetare nuk është absolutisht me ato çmime reference që janë nga e shkuara.
Do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur 1 vit, rivlerësimi i parë është bërë me 1%, rivlerësimi i dytë me 3%, i treti dhe i fundit do të jetë me 5%”.
Në takim me kryetarët e bashkive të vendit dhe drejtues e punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kryeministri Rama kërkoi përshpejtimin procesit të legalizimit.
”Përfshirja në proces e bashkive do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimit për qytetarët, por edhe do të shërbejë për të bërë monitorimin e punës në Kadastër”.
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te rënia e turistëve në jug të vendit, duke bërë fajtor jo pushtetin lokal, por bizneset të cilat kanë rritur çmimet përtej arsyes.
”Shikoni Durrësin, shikoni Shëngjinin, shikoni Velipojën; stabël.
Natyrisht, vlonjatët janë molla e këtij sherri, dihet ajo punë, sepse tani që Vlora është bërë kaq e kërkuar dhe kaq konkurruese nga pikëpamja e asaj që përfaqëson, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe është bërë një gropë ku do bien vetë këta që i ngrenë ato çmime në atë farë feje.
Do bien vetë në gropën e gjoksit të tyre”.
Gjatë bashkëbisedimet me kryetarë bashkive, Rama vuri në dukje edh epunën e mirë të bërë në pastrimin e zonave turistike, si edhe haspirat e shumta publike në plazhet shqiptare.