Në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, përballë stadiumit, shitet apartament 2+1+2 me sipërfaqe 106 m², me çmim 225 000 €. Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të banimit të një pallati me ashensor dhe ka orientim juglindor, që i siguron ndriçim natyral sidomos në orët e paradites. Organizohet në korridor shpërndarës, sallon të bollshëm me ambient gatimi me dritare, dy dhoma gjumi, dy tualete me dritare dhe dy ballkone. Apartamenti ofrohet i mobiluar si në foto dhe, falë pozicionit në bulevard dhe afërsisë me Lungomaren, është një mundësi e mirë si për banim familjar, ashtu edhe për investim. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, na kontaktoni 069 70 50 119.














