Shitet apartament me sipërfaqe totale 67.4 m², i pozicionuar në zonën e kërkuar të Yzberishtit, fare pranë kompleksit Grand Galeri. Apartamenti është i investuar me shumë shije dhe kujdes në çdo detaj, duke ofruar një ambient modern dhe komod. Ambienti organizohet në hyrje nga një korridor i vogël shpërndarës: më pas vijon një sallon ndenjeje i bollshëm së bashku me kuzhinën e investuar deri në detaje, një dhomë gjumi me hapësirë të rregullt dhe një tualet i sapo-investuar nga fillimi me pajisjet më moderne dhe me ajrosje natyrale. Ky apartament është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë një pronë të gatshme për banim ose për investim, falë cilësisë së punimeve të brendshme dhe vendndodhjes strategjike në një zonë që ofron të gjitha facilitetet e nevojshme. Për më shumë informacion ose për vizitë në pronë, kontaktoni: 0697050119.
Compare listings
Compare