Shitet apartament modern dhe i organizuar shumë mirë, i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të Vlorës, në Lungomare pranë portit të jahteve. Ambienti ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ajrosje shumë të mirë dhe një pamje relaksuese nga deti, ideale si për banim ashtu edhe për investim. Apartamenti organizohet në një sallon të bollshëm së bashku me ambientin e gatimit, korridor lidhës, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone që ofrojnë hapësirë dhe komoditet maksimal. Apartamenti ndodhet në katin e 6-të banim, ka orientim Jug-Lindje, është i pajisur me ashensor dhe ofrohet i arreduar si në fotot përkatëse. Ky apartament është zgjedhja perfekte për ata që dëshirojnë të jetojnë pranë detit dhe shetitores së Lungomares, në një zonë me atmosferë relaksuese dhe akses të shpejtë në çdo shërbim të nevojshëm. Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë kontakto: 069 70 50 119.
Compare listings
Compare