Shitet apartament me sipërfaqe 94 m², i pozicionuar në Orikum, një nga zonat më të preferuara bregdetare për banim dhe pushime. Kjo pronë është ideale për ata që dëshirojnë të jetojnë pranë detit, në një atmosferë relaksuese dhe plot qetësi, larg zhurmës së qytetit. Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të një pallati me ashensor dhe ofron organizim shumë funksional të ambienteve. Ai përbëhet nga një sallon i bollshëm së bashku me ambientin e gatimit, korridor lidhës, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe 1 ballkon i madh, perfekt për të shijuar perëndimin dhe ajrin e pastër të zonës. Prona ka orientim Perëndim, duke garantuar ndriçim natyral dhe ambiente të ngrohta gjatë gjithë ditës. Apartamenti ofrohet i arreduar si në fotot përkatëse, duke e bërë gati për banim ose investim të menjëhershëm. Ky apartament është një mundësi shumë e mirë si për banim familjar, ashtu edhe për investim në një zonë turistike me kërkesë të lartë gjatë sezonit veror. Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë, kontakto: 069 70 50 119.
Compare listings
Compare