Shitet një apartament me tipologji 1+1, i pozicionuar në zonën e kërkuar të Golemit. Ambienti është i investuar deri në detaj me një mobilim super modern, duke ofruar një atmosferë komode dhe bashkëkohore, ideal si për banim ashtu edhe për investim (Airbnb/Booking). Apartamenti organizohet në mënyrë perfekte: në hyrje ka një korridor shpërndarës, një sallon të bollshëm ndenjeje së bashku me kuzhinën e integruar, një dhomë gjumi me dritë natyrale dhe një tualet me punime cilësore. Ky ambient është një zgjedhje perfekte për ata që kërkojnë një pronë gati për banim, buzë detit, në një zonë që ofron të gjitha facilitetet e nevojshme dhe një qarkullim të lartë turistësh gjatë gjithë vitit. Për më shumë informacion ose për vizitë në pronë, kontaktoni: 069 70 50 119.
Compare listings
Compare