Jepet me qira një apartament i stilit duplex 1+1, i pozicionuar në një nga zonat më të qeta dhe të aksesueshme të Freskut. Ambienti karakterizohet nga një dizajni modern, ndriçimi i lartë natyral dhe shfrytëzimi perfekt i hapësirës, duke ofruar një atmosferë tejet komode dhe të ngrohtë.Apartamenti është i organizuar në dy nivele: në katin e parë ndodhet salloni i madh i ndenjes i bashkuar me ambientin e gatimit (kuzhinën) edhe 1 tualet, ndërsa në katin sipër ndodhet 1 dhomë gjumi komode. Ky duplex është zgjedhja perfekte për studentë, profesionistë të rinj ose çifte që kërkojnë një shtëpi të veçantë dhe praktike, me akses të menjëhershëm në të gjitha facilitetet e zonës. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni: 069 70 50 119
Compare listings
Compare