Jepet me qira apartament 2+1 në Primo Residence, Don Bosko, ngjitur me kompleksin Fiori di Bosko. Apartamenti ndodhet në katin +2 (kati i tretë nga toka), me orientim veri-lindje dhe organizohet në një korridor hyrës, ambient ndenjeje së bashku me kuzhinën, me dalje në ballkon me orientim veri, dy dhoma gjumi dhe një tualet. Apartamenti është totalisht i mobiluar dhe i investuar në çdo detaj, i pajisur me të gjitha elektroshtepiaket inkaso, përfshirë frigoriferin, lavastoviljen, furrën, pianurën, aspiratorin dhe mikrovalën. Gjithashtu, tualeti është i investuar plotësisht dhe ofron të gjitha pajisjet e nevojshme, përfshirë lavatriçen, tharësen e rrobave dhe tharësen e peshqirëve. Apartamenti disponon sistem multisplit kondicionimi me koka në çdo ambient, duke garantuar komoditet gjatë gjithë vitit. Në çmim përfshihet edhe një post parkimi në katin -2 të objektit.
Compare listings
Compare