Jepet me qira objekt vilë 2-katëshe me sipërfaqe totale 200 m², i ndarë në kate nga 100 m² secili, i pozicionuar në rrugën Liman Kaba, një nga zonat më të preferuara dhe të aksesueshme të Tiranës. Ambienti ofron 7 dhoma funksionale dhe 2 tualete, duke u përshtatur në mënyrë ideale për klinikë, qendër estetike, qendër për fëmijë, zyra apo biznese të tjera shërbimi. Prona disponon 100 m² oborr të gjelbëruar me lulishte dhe ofron 2 vende të dedikuara parkimi. Objekti është totalisht i investuar me parket cilësor, sistem kondicionimi në çdo ambient dhe izolim termik të jashtëm, duke garantuar komoditet dhe kushte optimale pune. Me përdorim të mëparshëm si klinikë estetike dhe qendër për fëmijë, kjo pronë paraqet një mundësi perfekte për zhvillimin e çdo lloj aktiviteti biznesi në një nga rrugët më të njohura të kryeqytetit. Kontakto menjehere ne numrin 0697050119 per me shume informacion.
Compare listings
Compare