Apartament 2+1+2 i investuar në detaje, i projektuar nga arkitekt ku çdo metër katror është shfrytëzuar në mënyrë perfekte, me një investim prej 65.000 eurosh që reflektohet qartë në cilësinë e materialeve dhe organizimin e hapësirave. Me një sipërfaqe prej 103 m² bruto, apartamenti ofron një sallon të bollshëm dhe elegant, të konceptuar për komoditet dhe jetë moderne, një dhomë gjumi cifti me tualet privat, një dhomë për fëmijë të organizuar , si dhe një tualet dite te investuar . I pozicionuar brenda rezidencës Square 21, apartamenti përfiton nga standardet e larta të jetesës, duke ofruar akses të drejtpërdrejtë në ambiente rekreative si palestër dhe pishinë të vendosura në katin -1 të rezidencës, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë rehati, cilësi dhe stil jetese premium në një nga komplekset më të kërkuara. Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni në: 0697050119.
Compare listings
Compare