Shitet apartament 1+1 tek zona e Shkollës së Kuqe, me një vendndodhje mjaft të favorshme dhe shumë të kërkuar për banim. Apartamenti ndodhet në një pallat të ri me ndërtim bashkëkohor dhe cilësi të lartë, duke ofruar siguri, komoditet dhe standard të mirë jetese. Planimetria është e rregullt dhe e shfrytëzueshme në çdo hapësirë, ndërsa ambienti është i pajisur me grila elektrike me pult për më shumë prakticitet dhe lehtësi. Tualeti ka dritare, çka siguron ajrosje natyrale. Prona pozicionohet në katin e parë të banimit, duke ofruar akses të shpejtë dhe komod në godinë. Ky apartament është një mundësi shumë e mirë si për banim, ashtu edhe për investim në një zonë me vlerë të qëndrueshme. Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni në: 0697050119.
Compare listings
Compare