Shitet vilë 2-katëshe me sipërfaqe trualli 352 m², e vendosur në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, pranë Rrugës së Re. Vila ka nga 123 m² ndërtim për çdo kat dhe disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Organizohet në dy kate ku çdo kat përbëhet nga një sallon i bollshëm së bashku me ambientin e gatimit, korridor lidhës, 2 dhoma gjumi dhe 1 tualet. Ndodhet në një zonë të qetë dhe të sigurt, vetëm me vila, midis Rrugës së Re dhe Pusmezinit, vetëm pak minuta larg detit dhe afër çdo shërbimi të përditshëm si markete, farmaci, stacione autobusi dhe kafene. Ideale për banim të përhershëm apo si investim për pushime. Telefono ne numrin 0697050119 per me shume informacion.
Compare listings
Compare