Jepet me qira apartament 2+1+2 te Liqeni i Thatë, vetëm pak metra nga Liqeni Artificial, në një nga zonat më të preferuara dhe më të qeta të Tiranës. Apartamenti ofron një organizim shumë funksional me sallon të bollshëm dhe kuzhinë të hapur të pajisur plotësisht, dy dhoma gjumi komode, dy tualete moderne dhe një verandë të gjerë që e bën ambientin ideal për relaks apo pritje miqsh. Mobilimi është luksoz dhe i zgjedhur me kujdes duke i dhënë apartamentit një pamje bashkëkohore dhe shumë elegante. Pozicionimi i tij ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje relaksuese, ndërsa zona garanton qetësi, siguri dhe akses të shpejtë drejt qendrës së qytetit dhe çdo shërbimi të nevojshëm. Kontakto menjehere ne numrin 0697050119 per me shume informacion.
Compare listings
Compare