Shitet apartament 1+1 me sipërfaqe 58 m², i pozicionuar në një nga zonat më të mira të Sarandës, tek Policia, vetëm 300 metra larg detit dhe shumë pranë qendrës së qytetit. Vendndodhja e tij strategjike e bën këtë pronë një zgjedhje ideale si për banim ashtu edhe për investim në qira sezonale apo Airbnb. Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të një pallati ekzistues, i cili është rikonstruktuar së fundmi, duke ofruar kushte të mira banimi dhe një ambient të mirëmbajtur. Hapësira prej 58 m² është e organizuar në mënyrë funksionale në një ambient ndenjeje me kuzhinë, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Prona disponon certifikatë pronësie dhe është gati për shitje. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni: 069 70 50 119.
Compare listings
Compare