Apartamenti me sipërfaqe 79.3m² është i organizuar ne dy dhoma gjumi, një dhomë ndenjeje me kuzhinë të përbashkët dhe një tualet. Orientimi nga lindja i mundëson ndriçim natyral duke e bërë ambientin të ngrohtë dhe komod për jetesë. Apartamenti ka akses të menjëhershëm në rrugën kryesore dhe shumë pranë të gjitha shërbimeve të nevojshme si supermarkete, farmaci, shkolla, qendra tregtare dhe linja të transportit urban. Zona e Myslym Shyrit është e njohur për kombinimin perfekt të qetësisë, infrastrukturës moderne dhe afërsisë me qendrën e qytetit. Prona është e pajisur me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është një mundësi ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim afatgjatë. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontakto 0697050119.
Compare listings
Compare