Në Don Bosko perballe Kishes Katolike, shitet apartament 2+1+2 në katin e 7 me sipërfaqe 96 m², i mobiluar dhe i investuar me detaje cilësore. Apartamenti është i organizuar me sallon të bollshem bashkë me kuzhinën, dhomë çifti me tualet, dhomë fëmijësh dhe tualet dite. Prona disponon edhe një tarracë private prej 100 m², e cila është e aksesueshme me pak shkallë nga apartamenti. Tarraca është e sistemuar dhe e pajisur me panele diellore, pajisje fitnesi, pemë dekorative, tavolinë ndenjeje dhe çadër, ideale për relaks dhe argëtim. Në katin 0 ndodhet një depo që ofron hapësirë shtesë për ruajtje. Apartamenti është një mundësi shumë e mirë banimi ose investimi, falë pozicionit të favorshëm në zonën e kërkuar të Don Boskos dhe kushteve bashkëkohore që ofron. Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, ju lutem kontaktoni në numrin 069 70 50 119.
Compare listings
Compare