15% – 20% te te gjitha ndertimeve te reja ne Tirane blihen nga Emigrantet. Kaq eshte edhe numri i Apartamenteve bosh ne Tirane (17%). Edhe nje pjese e mire e pareve qe Emigrantet u dergojne çdo vit nga jashte familjeve shkon per blerje shtepish. Nese Emigrantet do te ndalonin se bleri Apartamente neser, Industria e ndertimit do te falimentonte. Per shume vite ata kane blere ne Tirane por tani po blejne edhe ne bregdet.
Eshte lidhja emocionale e Emigranteve me atdheun qe ushqen ekonomine tone. Gati gjysma e popullsise ka emigruar e per rrjedhoje angazhimi i tyre me prona ne Shqiperi eshte jetike. Sikur Emigrantet te lodheshin nje dite e ti shisnin pronat e tyre, çmimet ne treg do shkonin 30-50% me poshte se çmimet aktuale. Dhe si ia bejme qe ti mbajme Emigrantet te interesuar per pronat e tyre ne atdhe?
Menaxhimi i pronave eshte zgjidhja perfekte per te gjithe. Per momentin Emigrantet i mbajne pronat mbyllur ose ia kane lene ne dore nje te afermi. I afermi as ka interes e as di si ta menaxhoje, perveç ndonje pehlivani qe nxjerr ndonje Lek te vogel per vete. Pasi eshte rropatur ne Perendim me vite e ka kursyer Leket per te blere nje shtepi ne atdhe, Emigrantit i ngelet ne dore nje prone qe as e perdor e as fiton prej saj.
Menaxhimi profesional i prones nga kompani te ngritura per kete lloj sherbimi eshte zgjidhje e mire sepse prona do te vihej ne efikasitet duke çuar edhe ne uljen e çmimeve te qerase. Sa me shume prona me qera te dalin ne treg aq me shume ulet çmimi. Duke qene se shume prona Emigrantesh jane bosh edhe çmimet e qerave jane te larta. Nje qera e ulur do sillte edhe uljen e çmimit te shitjes.
Ne nje treg me qera te ulet bleresit do orientoheshin nga qeraja ne vend qe te nxitonin per te blere. Pra nese pronat e Emigranteve vendosen ne efiçence tregu i pronave ne Tirane dhe bregdet stabilizohet. Ndaj themi qe Diaspora mban çelesin e tregut te pronave. Sa me shpejt tu ofrojme zgjidhje kreative bashkeatdhetareve tane, aq me shpejt do rregullohet edhe tregu yne i shitjes dhe i qerase se pronave.