Ekspertët e tregut theksojnë se sektori i pronave është veçanërisht tërheqës për investitorët e huaj, pasi ofron çmime të ulëta për nivelin ekonomik që ata kanë. Këta investitorë po blejnë kryesisht prona në zonat e preferuara të Tiranës dhe në bregdet, madje disa prej tyre po i rishesin për përfitime të mëtejshme. Sipas të dhënave, afro një e treta e pronave të shitura në vend janë blerë nga shtetas të huaj.
181 milionë euro investime të huaja direkte që kanë hyrë në tregun e pasurive të paluajtshme, duke bërë që 25% e investimeve që vijnë nga jashtë të përqendrohen në këtë sektor.
Nga ana tjetër, edhe bankat po ofrojnë financim për këtë sektor. Rreth 38% e kredisë së dhënë nga bankat në periudhën janar-qershor ka qenë e orientuar drejt pasurive të paluajtshme, duke bërë që stoku i kredisë për këtë segment të arrijë në 180 miliardë lekë në fund të gjashtëmujorit.
Përballë çmimeve gjithnjë në rritje të banesave, qytetarët po drejtohen gjithnjë e më shumë drejt bankave për të marrë kredi. Mbi 50% e pronave të shitura që nga viti 2020 janë blerë përmes kredive bankare, të cilat kanë mbuluar mbi 60% të vlerës totale të pronave.
Banka e Shqipërisë planifikon të kufizojë ekspozimin e bankave në sektorin e pasurive të paluajtshme për të shmangur rritjen e kredive me probleme, duke vendosur tavane për masën e kredisë në rast rreziku.
Investimet në Pasuri të Paluajtshme:
- Janar-Qershor 2023: 127 milionë euro
- Janar-Qershor 2024: 181 milionë euro
- Rritja: +54 milionë euro
Për të kuptuar më mirë situatën aktuale të tregut dhe për të marrë vendime të informuara për investimet tuaja, kemi përgatitur një raport të detajuar me çmimet e shitjes së pronave në Tiranë.
Nëse dëshironi të merrni këtë raport falas, lini të dhënat tuaja më poshtë dhe do ta shkarkoni direkt në telefonin tuaj!