Shitet apartament 2+1 tek Pallatet Agimi, pranë Bar Roma, në një nga zonat më të preferuara dhe me lokacion perfekt në Tiranë. Apartamenti ndodhet në katin e 4-t dhe ka sipërfaqe 54 m² neto. Organizohet në një korridor shpërndarës, me hyrje në sallonin e bollshëm me ndriçim natyral, ambient gatimi të veçuar me dritare, 2 dhoma gjumi të bollshme, njëra prej të cilave me dalje në ballkon, si dhe tualet. Apartamenti shitet i mobiluar dhe disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Pozicioni strategjik, pranë shërbimeve, transportit, ambienteve tregtare dhe të gjitha faciliteteve të nevojshme, e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për banim, ashtu edhe për investim. Për më shumë informacion ose për vizitë në pronë, kontaktoni:069 70 50 119
Compare listings
Compare