Shitet apartament 3+1+2 me sipërfaqe 220 m², i pozicionuar pranë Poliklinikës në Vlorë, një nga zonat më të preferuara dhe më të qeta për banim në qytet. Prona ofron hapësira shumë të bollshme dhe një organizim funksional, duke e bërë ideale për familje që kërkojnë komoditet dhe rehati. Apartamenti organizohet në një sallon të madh me dy ambiente ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, korridor lidhës, tre dhoma gjumi, dy tualete dhe dy ballkone. Gjithashtu disponon oxhak, që i jep ambientit një ndjesi të veçantë ngrohtësie dhe komoditeti. Prona ndodhet në katin e 5-të të një pallati me ashensor dhe ka orientim Lindje-Perëndim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Apartamenti ofrohet i arreduar si në fotot përkatëse dhe disponon certifikatë pronësie, si dhe parkim të hipotekuar. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni 069 70 50 119.
Compare listings
Compare