Shitet apartament 2+1+2 tek Rruga e Barrikadave, pranë gjimnazit “Sami Frashëri”, në një nga zonat më të kërkuara dhe më pranë qendrës së Tiranës. Ndodhet në katin e parë banim dhe ka planimetri të rregullt, me organizim funksional dhe hapësira të mirëshfrytëzuara. Apartamenti është i investuar dhe shitet i mobiluar, gati për banim ose për investim të menjëhershëm. Është përdorur edhe për Airbnb, çka e bën një mundësi shumë të mirë për ata që kërkojnë pronë me potencial të lartë fitimi nga qiraja afatshkurtër. Zona ofron çdo facilitet pranë, duke filluar nga shkolla, markete, institucione dhe distancë shumë e shkurtër nga qendra e qytetit. Disponon gjithashtu post parkimi me çmim ekstra. Një pronë ideale si për banim ashtu edhe për investim në zemër të Tiranës. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, kontaktoni 069 70 50 119.
Compare listings
Compare