Jepet me qira një apartament me tipologji 2+1, i pozicionuar në zonën e njohur të Selvisë, shumë pranë gjimnazit ”Partizani”. Ambienti është i organizuar në mënyrë funksionale, me ndriçim natyral dhe akses të menjëhershëm në facilitetet e qendrës së qytetit. Apartamenti organizohet nga një korridor shpërndarës në hyrje, i cili të drejton në krahun e djathtë drejt një salloni të madh ndenjtjeje së bashku me ambientin e kuzhinës. Disponon dy dhoma gjumi me dalje të dyja në ballkon, si dhe një tualet. Për një komoditet maksimal, apartamenti ofron edhe mundësinë e një vendi parkimi me një çmim ekstra prej 100 euro/muaj. Kjo pronë është një zgjedhje perfekte për ata që kërkojnë të jetojnë në një lokacion strategjik dhe të aksesueshëm. Për më shumë informacion ose për vizitë në pronë, kontaktoni: 0697050119.
Compare listings
Compare