Shitet apartament i bollshëm me sipërfaqe 136 m², i pozicionuar në një zonë që ofron të gjitha komoditetet. Apartamenti organizohet në hyrje me një korridor shpërndarës, i cili ndan në mënyrë perfekte ambientet. Në të majtë gjendet një sallon i madh së bashku me kuzhinën dhe dalje në ballkon, ndërsa zona e natës përbëhet nga 3 dhoma gjumi të bollshme. Apartamenti disponon një tualet të përbashkët dhe një tualet privat në njërën prej dhomave të gjumit. Prona ofron hapësira të bollshme dhe planimetri mjaft funksionale, ideale për familje ose për ata që kërkojnë komoditet në çdo ambient. Së bashku me apartamentin ofrohet edhe një garazh për parkim të sigurt. Çmimi i garazhit: 1,700,000 Lekë (ekstra çmimit të apartamentit). Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, kontaktoni në: 0697050119
Compare listings
Compare