Në një nga zonat më të preferuara për banim në qytet, pranë Poliklinikës dhe pas Kopshtit Nr. 1, shitet një apartament i mobiluar 2+1+2, ideal për familje ose investim afatgjatë. Zona ofron qetësi, siguri dhe akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet kryesore si shkolla, kopshte, poliklinikë, supermarkete dhe institucione të tjera të nevojshme për një jetesë komode. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 110 m² dhe organizim shumë funksional: një sallon i bollshëm, kuzhinë e veçuar, dy dhoma gjumi, dy tualete, si edhe dy ballkone që sigurojnë ndriçim dhe ajrim natyral. Orientimi Lindje–Jug garanton dritë gjatë gjithë ditës dhe një ambient të ngrohtë e të këndshëm për banim. Prona ofrohet e mobiluar dhe është e pajisur me certifikatë pronësie, duke e bërë të gatshme për shitje të menjëhershme. Me një çmim prej 155.000 €, kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për ata që kërkojnë rehati, pozicion strategjik dhe vlerë afatgjatë. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni ne 069 70 50 119.
Compare listings
Compare