Tek Rezidenca Juli, në Vlorë, shitet një apartament i veçantë 2+1+2 me dy veranda që e bëjnë këtë pronë të dallohet për nga komoditeti dhe hapësira. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 160 m², prej të cilave 102 m² janë sipërfaqe e brendshme dhe pjesa tjetër i përket verandave të bollshme me 58 m², të pajisura me certifikatë. Pozicionimi i apartamentit është ideal, me orientim Lindje–Jug–Perëndim, duke siguruar dritë natyrale gjatë gjithë ditës dhe pamje fantastike që ofrojnë qetësinë karakteristike të rezidencës. Kjo e bën pronën perfekte për një stil jete të qetë, por gjithashtu edhe një mundësi të shkëlqyer investimi për Airbnb, Booking apo përdorime të tjera afatshkurtra. Brenda apartamentit gjenden 2 dhoma gjumi, një sallon i hapur dhe komod, si edhe 2 banjo të organizuara në mënyrë funksionale. Verandat e mëdha krijojnë një ambient ideal për momente relaksi, mëngjese me diell dhe darka mes miqsh. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, na kontaktoni 069 70 50 119.
Compare listings
Compare