ANALIZË: 25% e Investimeve të Huaja në Shqipëri Shkojnë në Pasuri të Paluajtshme, Kredia për Blerje Pronash në Rritje

Ekspertët e tregut theksojnë se sektori i pronave është veçanërisht tërheqës për investitorët e huaj, pasi ofron çmime të ulëta për nivelin ekonomik që ata kanë. Këta investitorë po blejnë kryesisht prona në zonat e preferuara të Tiranës dhe në bregdet, madje disa prej tyre po i rishesin për përfitime të mëtejshme. Sipas të dhënave, afro një e treta e pronave të shitura në vend janë blerë nga shtetas të huaj.

181 milionë euro investime të huaja direkte që kanë hyrë në tregun e pasurive të paluajtshme, duke bërë që 25% e investimeve që vijnë nga jashtë të përqendrohen në këtë sektor.

Nga ana tjetër, edhe bankat po ofrojnë financim për këtë sektor. Rreth 38% e kredisë së dhënë nga bankat në periudhën janar-qershor ka qenë e orientuar drejt pasurive të paluajtshme, duke bërë që stoku i kredisë për këtë segment të arrijë në 180 miliardë lekë në fund të gjashtëmujorit.

Përballë çmimeve gjithnjë në rritje të banesave, qytetarët po drejtohen gjithnjë e më shumë drejt bankave për të marrë kredi. Mbi 50% e pronave të shitura që nga viti 2020 janë blerë përmes kredive bankare, të cilat kanë mbuluar mbi 60% të vlerës totale të pronave.

Banka e Shqipërisë planifikon të kufizojë ekspozimin e bankave në sektorin e pasurive të paluajtshme për të shmangur rritjen e kredive me probleme, duke vendosur tavane për masën e kredisë në rast rreziku.

Investimet në Pasuri të Paluajtshme:

  • Janar-Qershor 2023: 127 milionë euro
  • Janar-Qershor 2024: 181 milionë euro
  • Rritja: +54 milionë euro

Për të kuptuar më mirë situatën aktuale të tregut dhe për të marrë vendime të informuara për investimet tuaja, kemi përgatitur një raport të detajuar me çmimet e shitjes së pronave në Tiranë.

Nëse dëshironi të merrni këtë raport falas, lini të dhënat tuaja më poshtë dhe do ta shkarkoni direkt në telefonin tuaj!

Compare listings

Compare
Më Telefono!
× Ke Pyetje?