50 000 Shtëpi Bosh Në Tiranë

Kam vite që bërtas se në Tiranë ka shumë apartamente bosh por nuk më dëgjon njeri. Ore nuk kanë sens çmimet aktuale, ju them. Ik ore, më thonë se nuk di gjë ti.

Ore do bien çmimet, ju them, përkundrazi do rriten më thonë. Dhe realisht janë rritur deri para ca muajsh. Po kush ble në këtë vend se s’po marrim vesh? Sa apartamente janë bosh xhanëm?

Une kisha llogaritur 1 në 5 hyrje ishin bosh sepse këdo që pyesja nëse në katin e vet kishte një hyrje të mbyllur që nuk hapej kurrë, rrotullonte një here sytë e pastaj tundte kokën me aprovim.

Kur ç’të shoh? Sot në një artikull tek Tema, gazetarja kishte shkuar tek ERE dhe kishin numëruar shtëpitë bosh që nuk harxhojnë energji elektrike. Na ishin 300.000 te tilla në Shqipëri dhe 50 000 në Tiranë.

Po citoj më poshtë gazetën:
Në Tiranë janë rreth 17% e banesave bosh ose rreth 50 mijë banesa bosh. Në vitin 2022 ishte 48 mijë. Pesë vite më parë ishte rreth 15 mijë. Pra nga viti 2021 shohim një kërcitje të stokut të banesave me zero energji elektrike. Këta janë klientë që kanë lidhur kontratë dhe nuk kanë jetuar asnjë ditë.

Doni më për Belulin? 😎

Compare listings

Compare
Më Telefono!
× Ke Pyetje?